11 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit në 24 orët e fundit, nga 2.074 testime, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shkruan Kosova Post.
Veç tyre, në 24 orët e fundit është regjistruar edhe një rast i vdekjes me Covid-19.
Ndërkaq të shëruar janë regjistruar 146 qytetarë.