Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka disa ditë që është duke kërcënuar me shpërthimin e një konflikti të ri. Dodik dëshiron që të shkëput “Republia Srpskan” nga Bosnja dhe për këtë ai ka kërkuar edhe armatim nga Rusia.
Mujanoviq thotë se është e qartë që Dodik po tregon vullnetin e tij politik për të nxitur konflikt.
“Dodik po tregon kapacitetet e tij paraushtarake dhe vullnetin politik për të nxitur konflikt”, ka shkruar Mujanoviq.