Dje Genoa dhe Verona zhvilluan një ndeshje të bukur në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A, transmeton Kosova Post.
Ndonëse u shënuan mjaft gola, ndeshja përfundoi pa fitues.
Rezultati në fund të ndeshjes ishte 3:3.
Megjithatë, ajo që morri vëmendje në këtë ndeshje ishte goli i barazimit nga sulmuesi Mattia Destro. Ai e gjeti rrjetën e kundërshtarit, ndërsa mbante në dorë një shishe me ujë.
Sulmuesi shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke e ndihmuar skuadrën të fitojë një pikë.
Kjo është videoja që mori vëmendjen në rrjetet sociale:
Destro scoring a goal with a bottle in his hand
pic.twitter.com/6wgZSShk43— brozopaul🍋 (@brozopaul) September 25, 2021