Është bërë e ditur se Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit, transmeton Kosova Post.
Sipas njoftimit zyrtar, masa e caktuar e paraburgimit është prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit M. J.
“Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muaji tetor 2021, i pandehuri në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe ti vlerësoj pasojat e një marrëdhënie të tillë. Me këto veprime, i pandehuri M. J. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
Për shkak se i pandehuri ka nënshtetësi serbe, ka arsye ligjore të mjaftueshme për caktimin e kësaj mase, duke qenë që ai mund të iu ikë organeve të drejtësisë./KosovaPost/