Një person u zhduk para 9 vitesh, e gjejnë përmes Google Maps (Foto)

Një person u zhduk para 9 vitesh, e gjejnë përmes Google Maps (Foto)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një person është gjetur pas 9 vitesh zhdukje përmes Google Maps. Ngjarja ka ndodhur në liqenin e Miçiganit, SHBA.

Niles rezultonte i zhdukur që prej 11 tetorit 2006, pasi kishte dal në pub, për të takuar një shok. Burri, atëkohë 72 vjeç, ishte i sëmurë nga kanceri, por ai humbi gjurmët papritmas.

Makina e zhytur në ujë është parë nga një banor zone në Google Maps, i cili mjaft i alarmuar, njoftoi policinë. Pasi automjeti u nxor nga uji, ekspertiza zbuloi se bëhej fjalë për eshtrat e tij.

car14n-3-web