Rasti ka ndodhur në fshatin Tërnavec të Skenderajit, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, grabitja, është kryer nën kërcënimin e armëve.
Këto janë detajet e raportit:
“Fsh. Tërnavc, Skenderaj 30.06.2021-00:52. Viktima mashkull kosovar-punëtor në pompë derivatesh, ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, kanë ardhur dy persona (në këmbë) të maskuar dhe armatosur dhe duke e kanosur me armë i kanë grabitur rreth 450 € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të lënduar nuk ka.”
Policia nuk jep detaje të tera, përveç asaj se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se ende janë duke hetuar rastin./KosovaPost/