Pasi ekipi i tij fitoi një ndeshje polo, princi Harry fitoi trofeun dhe një puthje nga bashëshortja e tij, Meghan Markle.
Një skenë që nuk e kemi parë shpesh në familjet mbretërore, duket se dukesha guxoi jo pak duke mbushur portalet e gazetat me fotot e puthjes.
Princ Harry sëbashku me shokët e tij të skuadrës fituan ndeshjen e së dielës, me rezultatin 14 me 10, duke marrë në shtëpi trofeun “Lisle Nixon”.
Ishte Meghan ajo që i dhuroi trofeun skuadrës. Ajo përqafon secilin anëtar të skudrës duke i përgëzuar për fitoren, por Harry mori një shije dhe më të ëmbël nga bashkëshortja e tij.
Asaj iu desh që ti fshinte më pas buzëkuqin i cili la shenjë në buzët e princit.