Policia e Kosovës ka njoftuar se sot qytetari F.Rrahimi nga Podujeva, në afërsi të një pikë karburanti në Han të Elezit ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato menjëherë i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Han të Elezit.
Në njoftim kërkohet që pronari/ja e vërtetë e parave të humbura të paraqitet në stacionin e policisë në Han të Elezit, nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura.
“Me datën 17.11.2024 rreth orës 16:15, qytetari F.Rrahimi i moshës 41 vjeçar nga Podujeva, në afërsi të një pikë karburanti në Han të Elezit ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato menjëherë i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Han të Elezit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqitet në stacionin e policisë në Han të Elezit, nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura.”, thuhet tutje.
Komunikata thekson se me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin F.Rrahimi për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave të gjetura, në stacionin e policisë.