Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët pro-rusë dje kanë shkelur 4 herë armëpushimin
Një ushtar ukrainas ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur dje nga separatistët pro-rusë në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët pro-rusë dje kanë shkelur 4 herë armëpushimin.
Më tej thuhet se separatistët pro-rusë hapën zjarr në zonat Shumi, Marinka, Avdiivka, Novotroitsk dhe se si pasojë e sulmeve ka humbur jetën një ushtar ukrainas.
Sipas deklaratës sot nuk ka pasur shkelje të armëpushimit.
Kriza në Donbas
Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev në nëntor 2013 filluan protestat pasi presidenti i atëhershëm ukrainas, Viktor Yanukoviç nuk nënshkroi marrëveshjen për Asociim të Bashkimit Evropian (BE).
Pasi Yanukoviç u largua nga vendi në shkurt 2014 pas rritjes së protestave, separatistët pro-rusë në qytetet Donetsk dhe Lugansk të rajonit Donbas në lindje të vendit shpallën të ashtuquajturën pavarësinë e tyre.
Në konfliktet që vazhdojnë që nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona.