Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 11 raste pozitive me COVID-19, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, një pacientë nuk i mbijetoi luftës kundër virusit korona.
Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.
Në total numri i rasteve aktive është 733.
Postimi i plotë:
10 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.
Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.
Në total numri i rasteve aktive është 733.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!