Njëri nga këta emra do të jetë trajneri i ri i Italisë

Njëri nga këta emra do të jetë trajneri i ri i Italisë

Italia nuk u kualifikua në Kampionatin Botëror për herë të parë që nga viti 1958 pas një humbje totale 1-0 të “Play-off “ në Suedi.

Kjo humbje i shkaktoi trajnerit Giampiero Ventura  shkarkimin nga posti.

Ndërsa Tavecchio po përballet me një presion të fortë për të dhënë dorëheqjen, ai refuzoi ta bëjë këtë dhe mbrojti punën e tij në krye të Federatës.

“Kam reflektuar me kujdes dhe kam ndërmend të vazhdoj projektin që ne po vëmë në vend. Projekti i klubit të Italisë nuk janë vetëm humbjet. Kush i dha Italisë katër skuadra në Ligën e Kampionëve? Tavecchio, kush tjetër!

Doni që unë të them “do jap dorëheqjen, por nuk do e bëj. Pse duhet të jap dorëheqjen nëse projekti im është miratuar nga Komisioni Federal? “, tha Tavechio.

Tavechios i është ngarkuar të zgjedhë kandidatët  për të marrë drejtimin e përfaqësueses ‘axurre’.

Për momentin të gjithë kanë detyrime kontraktuale deri në qershor. Këto janë marrëveshje shumë milionësh. Ne po kërkojmë më të mirin. Është e qartë, kur them këtë, kandidatë janë Ancelotti, Conte, Allegri, Ranieri, apo dikush tjetër si Mancini, kjo është lista e opsioneve”, tha Tavecchio për Le Iene.

Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Max Allegri, Claudio Ranieri dhe Roberto Mancini njëri prej tyre pritet të ulet në stolin e përfaqësueses italiane, shkruan “Football-Italia”.d

 

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh