Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në aeroport Enver Xhoklin, pacienti i cili u trajtua në Austri pas lëndimeve që mori nga shpërthimi në Ferizaj, në janar të këtij viti.
Xhokli meqë kishte marrë lëndime të rënda, ishte dërguar për shërim në Austri, ndërsa sot është kthyer në Kosovë.
Me këtë rast, Zemaj ka falënderuar të gjithë kontribuuesit për trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit në atë rast.
Postimi i plotë:
Me emocione, e pritëm në Aeroport ardhjen e Enver Xhoklit, të shëruar në Austri, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, në janar të këtij viti.
Trajtimi i tij është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë dhe përkrahjen e Kancelarit austriak, z. Sebastian Kurz.
Shpreh falënderim të thellë për të gjithë kontribuesit për trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, udhëheqësit e Austrisë dhe Turqisë, ambasadorët Pllana dhe Dugolli si dhe familjet e të lënduarve për mirëkuptim dhe bashkëpunim.