Humbja e thellë e Manchester United në Old Traford nga rivali i përjetshëm Liverpool fundjavën që iku, zgjoi polemika të shumta në kampin e “djajve të kuq”, aq sa u fol edhe për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, transmeton Kosova Post.
Mohamed Salah fundosi skuadrën e Man UTD-së duke kompletuar një hat-trick, ndërsa loja përfundoi në të mirë të Liverpoolit me rezultat të thellë 0 me 5.
Në tribuna, Sir Alex Ferguson e përjetoi rëndë këtë humbje, ndërsa në anën tjetër Sir Kenny Dalglish ishte i ngazëllyer, aq sa të mos i përmbajë emocionet.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, e shpjegon më së miri këtë situatë.
Për më shumë, shihni videon:
5-0 faces! pic.twitter.com/CWfZIVSlxH
— Paul Dalglish (@DalglishPaul) October 24, 2021