La’eeb”, maskota zyrtare e Kupës së Botës u prezantua zyrtarisht sot në stadiumin “Al Bayt”, ku u mbajt ceremonia hapëse e këtij turneu.
“La’eeb” është një fjalë arabe që do të thotë “Lojtar Super i Aftë”. Maskota është bërë nga FIFA dhe vendi nikoqir, Katari.
Sipas FIFA-s, “maskota i përket një vargu paralel që është i papërshkrueshëm – të gjithë janë të ftuar të interpretojnë se si duket”, ndërsa përshkruhet si “aventurier, argëtues dhe kurioz”.