Të gjithë ata që i kanë marrë dy doza të vaksinës COVID-19, mund të udhëtojnë tani e tutje për në Gjermani.
Kështu thuhet në njoftimin nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ndërsa ka bërë të ditur se tani e tutje terminet për vizat Shengen mund të bëhen përsëri në ambasadën në Prishtinë.
“Nga 4 korriku 2021, qeveria federale ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për individët me banim në Kosovë. Udhëtimi në Gjermani nga banorët e Kosovës do të lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit nga kjo datë nëse është e nevojshme, por kërkohet një vizë e vlefshme. Nga tani e tutje, terminet për vizat Shengen mund të bëhen përsëri në ambasadën në Prishtinë. Testimi, prova e rekreacionit ose prova e vaksinimit kërkohet gjatë hyrjes ”, është thënë nga kjo ambasadë.
Tutje nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë thënë se po përpiqen që të ofrojnë sa më shumë takime të jetë e mundur, por që kërkesat aktuale i tejkalojnë kapacitetet e tyre.
Njoftimin e plotë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë e gjeni tek linku më poshtë.