Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e ka angazhuar një këshilltar të ri politik. Muharrem Shala është emëruar si këshilltar i jashtëm politik.
“Muharrem Shala i bashkohet ekipit tim si këshilltar i jashtëm politik. Përvoja e tij shumëvjeçare në Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Themelore në Pejë, si dhe në Avokaturë e ka dëshmuar se është një nga profesionistët më të shquar në fushën juridike.
Kontributi dhe angazhimi i tij do të jetë vlerë e shtuar në kabinetin tim” shkruan Krasniqi në njoftim.