Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për mospranim të ndihmës për njohje të reja, përcjell KosovaPost.
Kjo pasi që më 19 dhjetor të vitit të kaluar Pacolli i kishte shkruar letër Kurtit, që presidenti i një shteti do të vijë që ta njohë shtetin e Kosovës.
Po, pavarësisht kësaj, Kurti nuk i kishte kthyer fare përgjigje.
E, Pacolli në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se ai që refuzon kontributin e të tjerëve nuk është i sigurtë në punën që e bën.
“Do të ishte gabim të shihej puna e diplomacisë si një garë, ajo duhet parë si një punë e vlefshme plotësuese e njerëzve me mundësi dhe vullnet të mirë. Ai që refuzon kontributin e të tjerëve, sidomos në diplomaci, ose nuk është i sigurt në atë që bënë apo nuk e don suksesin e Kosovës”, ka thënë Pacolli