Bazuar në Konferncën e Montevideos Shteti si insitucion përbehët nga katër shtylla bazë: Terriotri; Popullësia Qeveria (apo ushtrimi i plotë i sovranitetit ) si dhe aftësia e tij për të qenë pjesë e arenës ndërkombëtare. Madje sipas autoreve të së drejtës ndërkombëtare prej qellimeve me të rendësishme të Shtetit është rujtja e së drejtës dhe rendit brenda kufijeve të tij.
Mbeshtetur në këto parime edhe Republika e Kosovës si një shtet i pavaruar e sovran e i njohur ndërkombëtarisht nga shtetet me te fuqishme të botës, nuk po bënë asgjë tjetër përveq detyre se saj atë të ruajtës se rendit dhe të sigurisë.
Prandaj ndërhryja e Policsë së Republikes së Kosovës në cilën do pjesë të terriorit të saj, duke përfshirë edhe Veriun e Mitrovicës kur është në pyetje rujta e sigurisë, luftimi i kontrabandës dhe krimit të organizuar përveq se kryen detyrën e saj si insitucion ligjor, ajo ajo përmbushë njerin nga kritret drejt rrugëtimit për në Bashkimin Europian.
Regaimet që vijnë nga Bashkimi Europian për me tëper nga Shefi Diplomacisë Europiane Josep Borrel, i cili pretendon se: “Veriu është territor specifik” duke harruar se pikën kufitare të Republikës së Kosovës me shtetet fqinjë në atë pjesë të vendit.
Diplomatit Borrell përveq qe nuk i takon të ndërhyjë në çështjët e brendshme të shteteve deklarta e tij po aq sa është e pa kuptimtë del të jëte edhe nevertise.
Në këtë situatë Bashkimi Europian përballe Republikës së Kosovës është duke zbatuar standade te dyfishta për kohë të gjatë kur në njërën anë kërkon sundimin e ligjit e në anën tjetër ,kur shteti ynë ndermarrë hapa të tillë konfrom kompetencave të tij kushtetuse si shtet i pavaruar dhe sovran marrim kritika nga me të ndryshmet. Prandaj ndërhyrja e Borrellit në punë të brendshme të shtetit tonë tregon qartë se Europa ende vazhdon të mbrojë faktorin tjeter atë të agresorit Serbinë, pasi qe deklartat e tilla nuk sherbejnë per stabilizm të situatës por për destabilizmin e saj.
Prandaj me të drejtë shtrohet pytja : Si ka mundesi që përmes mbrojtjës se kontrabadës të ruhet stabiliteti politik?
Duke ditur qartë qellimin e negociatave diplomatike mbeshteur në kuadrin teorik të diplomacisë ndër të tjera thuhet se “negocitat i zgjedhin problemet”mirëpo Bashkim Europian po e bënë të kundërtën e asaj qe në realitet do të duhet të beje si lehtesues i procesit negociator.
Sjellja e Bashkimit Europian ndaj Republikës së Kosovës na bënë që të kuptojmë se pavarësisht kohës se gjatë që ka kaluar afer dy shekuj qëndrimi i tyre ndaj nesh ka mbetur i njejt. Konsideroj që është koha e fundit qe BE-ja duhet qe të sriozisht të relefektojë drejt në rolin e saj duke njohur saktësisht elmentet themelore të e një shteti siq është edhe sovraniteti i tij.
Shkruan: PhD. Cand. Valdrin Ferizi
(Autori ndjek studimet PhD, pranë Universitetit Necmmettin Erbakan, në Konya të Turqisë në kuadër të departamentit: Marrëdhënie Ndërkombëtare).