Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Sindikata e Policisë sot protestojnë para qeverisë.
Protesta e tyre do të mbahet duke filluar nga ora 12:00.
NjSI-ja dhe Sindikata do të protestojnë për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe kërkesave të tjera.
Protesta e parë e NjSI është mbajtur më 1 nëntor para objektit të Qeverisë së Kosovës.