Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, ka shtruar mbrëmë një darkë informale për krerët e Ballkanit Perëndimor, transmeton Kosova Post.
Darka e shtruar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork (New York), u shfrytëzua edhe për shkëmbim pikëpamjesh që kanë të bëjnë me raportet ndërsjella të vendeve të Ballkanit, por edhe të këtyre të fundit me vetë institucionet e Bashkimit Evropian (BE).
“Ky ishte takimi i dytë i tillë i organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë, pas darkës joformale në Bruksel në maj. Përfaqësuesi i Lartë dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën një diskutim të hapur mbi situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor. Diskutimet kishin të bënin gjithashtu me Samitin e ardhshëm: BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet në muajin e ardhshëm. Ai siguroi një mundësi për të diskutuar pritjet për anëtarësimin në BE. Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare për të kapërcyer dinamikat aktuale dhe për të çuar procesin përpara”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrëse në këtë darkë ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Përveç saj, edhe ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Zhelko Komshiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviq. /KosovaPost/
#WesternBalkans: HR/VP @JosepBorrellF hosted yesterday an informal dinner with Western Balkans leaders in New York, in the margins of the United Nations General Assembly #UNGAhttps://t.co/ZUxNIhTdVz pic.twitter.com/BzNf9gZnlj
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) September 22, 2021