Nora Gjakova ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike Tokio 2020, raporton Kosova Post.
Në intervistën e parë të dhënë pas fitores, Nora Gjakova ka falënderuar Zotin për fitoren e saj në këtë garë shumë të fortë.
E pyetur se kujt ia dedikon këtë fitore, ajo ka thënë se:
“Unë së pari e falënderoj Zotin për këtë medalje” – duke shtuar se “jam lutur shumë për me e fitue këtë medalje.”
Ajo po ashtu është shprehur falënderuese edhe ndaj trajnerit, si dhe ndaj Majlinda Kelmendit, e cila sipas saj, i ka shtyrë të besojnë “në këtë ëndërr”./KosovaPost/