Lana Pudar fitoi medaljen e artë në 200 metra delfin në Kampionatin Evropian të Ujit në Romë, duke regjistruar suksesin më të madh të karrierës së saj, transmeton Kosova Post.
Notarja më e mirë boshnjake Lana Pudar (16) fitoi medaljen e artë, dhe u bë e para në historinë e Bosnjë-Hercegovinës, në garën e fundit të 200 metrave delfin në Kampionatin Evropian të Romës.
Pudar u bë kampion i Evropës duke e notuar këtë pjesë për 2:06.81 minuta.
Medalja e Argjendtë shkoi për Helena Rosendahl Bach nga Danimarka me kohën 2:07.30 dhe medalja e bronztë italianja Ilaria Cusinato, e cila notoi me kohën 2:07.77 minuta./KosovaPost/.