Nowotny: ECB duhet të fillojë normalizimin e politikës monetare

Nowotny: ECB duhet të fillojë normalizimin e politikës monetare

Banka Qendrore Evropiane (ECB) duhet të fillojë me normalizimin e politikës së saj monetare, konsideron njëri nga zyrtarët më me përvojë të ECB-së, Ewald Nowotny.

ECB, siç pritet, në muajt e ardhshëm duhet të ofrojë udhëzime në lidhje me shuarjen graduale të programit të stimujve në vlerën prej 2.500 miliardë eurove, që në tre vitet e fundit u përdorën për të ndihmuar ekonominë e eurozonës.

“Mendoj se tani është koha për normalizimin gradual të politikës monetare, për shkak se ekonomia e eurozonës është në mes të një vrulli të fortë ciklik”, tha Nowotny, i cili është edhe guvernator i Bankës Qendrore të Austrisë.

Ai vuri në dukje, megjithatë, dhe rreziqet e mosmarrëveshjes aktual tregtare mes SHBA dhe Kinës, duke thënë se një luftë e tregtisë globale mund të ketë efekte të gjera negative, sidomos në tregjet e monedhës.

“Luftërat tregtare kanë pasoja negative për të gjitha palët e përfshira dhe efektet e drejtpërdrejta mund të ndjehen në kursin e këmbimit valutor”, tha Nowotny. /kp/.

You may also like

Detaje nga aksidenti ku 20 vjeçari kosovar mbet i vdekur në Slloveni (Foto)

20 vjeçari Mersel Xhavit Zmalaj nga Grejkoci i