Drejtori i Zyrës për Kosovën,njëherësh prijës i delegacionit të Beogradit për bisedime në BrukselPetar Petkoviq, vlerësoi sot se deklarata e Besnik Bislimit se Kosova nuk do të formojë Asociacionin e Komunave Serbe, është “kulmi i papërgjegjshmërisë dhe cinizmit” dhe se ajo prish drejtpërdrejt vazhdimin dialogut me Beogradin, transmeton KosovaPost.
“Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga Bashkimi Evropian, si ndërmjetës në dialog dhe garant i zbatimit të marrëveshjes, të reagojë ndaj mesazheve të tilla të rrezikshme nga Prishtina në lidhje me shkeljen e marrëveshjes dhe Asociacionin e Komunave Serbe.” Ky është një kolaps flagrant i çdo dialogu dhe marrëveshjeje të ardhshme, dhe deklaratat shantazhuese të njëanshme të nënshkruara nga Bislimi nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi,” tha Petkoviq në një deklaratë me shkrim.
Petkoviq vlerësoi se Beogradi ka treguar plotësisht një qasje konstruktive ndaj dialogut dhe angazhimit për të respektuar marrëveshjet e arritura, por se “në anën tjetër të tryezës së bisedimeve, ekziston një mungesë e plotë e çdo gatishmërie për bisedime”, shkruan danas. “Bisedime për Asociacionin e Komunave Serbe do të mbahen në raundin tjetër të dialogut, siç e ka theksuar edhe Bashkimi Evropian. Do të ishte më e arsyeshme që Prishtina dhe Bislimi të përgatiteshin mirë për bisedimet mbi formimin e ASK-së, në vend që të bënin kërcënime, “shtoi ai.sh.o./KosovaPost/