Një tifoz i Zvicrës u bë i famshëm për dy gjendjet e tij emocionale brenda pak minutave të ndeshjes Francë-Zvicër.
Në foton e parë, ai shihet shumë i dëshpëruar kur ndeshja ishte 3-2 për Francën, ndërsa në të dytën është krejtësisht jashtë kontrollit nga gëzimi, pasi Zvicra shënoi golin e barazimit dhe e dërgoi ndeshjen në shtesë.
Emri i tifozit është Luca Loutenbach dhe për gazetën “Blick” ai tha: “Nuk e di se çfarë më ndodhi, u çmenda fare. Të gjithë ata që më njohin, më kanë shkruar pasi u publikuan fotot”./a2news.com