Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Nikola Selakoviq, po qëndron në vizitë zyrtare në Sllovaki , pas më shumë se dhjetë viteve, ndërsa pas takimit, me shefin e diplomacisë sllovale, Ivan Korçok, theksoi se Sllovakia ishte “një nga mbështetësit më të fortë” të Serbisë në rrugën e integrimit evropian, thuhet në deklaratë, transmeton Kosova Post.
Ndërkaq, lidhur me mbështetjen që Sllovakia i jep Serbisë për çështjen e Kosovës, Selakoviq tha se në nuk e ka të lehtë aspak Sllovakia, sepse i bëhet presion.
Kujtojmë se Sllovakia është një nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Selakoviq tha se do të vazhdojë të bisedojë me Korçokun lidhur me negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e BE-së.
Nga ana tjetër,shefi i diplomacisë sllovake, Korcok tha se marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira, se dy vendet janë duke e zhvilluar bashkëpunimin ekonomik dhe se po arrijnë sukses në këtë, thuhet në njoftim.
“Sa i përket ambicieve të Serbisë në drejtim të integrimit evropian, Serbia ka një mbështetës të fortë në Sllovaki”, tha shefi i diplomacisë sllovake, shkruan danas. Ai, ka theksuar se Sebia do të ketë avancim në procesin e negociatave për anëtarësim në BE tek vitin e ardhshëm.sh.o./Kosova Post/