Shkruan: Abdullah Klinaku
Para ardhjes së fesë Islame, femra ishte turpi, djalli dhe nuk trajtohej si njeri. Sipas Kanunit tonë, ajo nuk gëzonte asnjë të drejt. Por edhe pas hapjes së madhe liberale, ajo u shndërrua në objekt keqpërdorimi, ngacmimi, modelimi e ekspozimi.
Prandaj, Islami është superior sepse ka vënë drejtësinë gjinore dhe ka siguruar mekanizmat mbrojtës për gruan. Islami ka përcaktuar se “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë, (e në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre” (Kur’an) po ashtu përcaktoi se “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja..”(Kur’an).
Në ligjërimin e tij Lamtumirës Pejgamberi s.a.s., deri sa i la amanetet e fundit, dashurinë, mëshirën e mirësinë midis burrit e gruas i la amanetin kryesor, duke thënë “Martoni ato të cilat i doni, e kur vullneti i Zotit ju bashkon, atëherë respektohuni, duajuni, në dashuri dhe harmoni. O bashkëshortë! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri. Gratë tuaja janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektoni, o besim drejtë, atë amanet të Zotit”.
Në pajtim me këto udhëzime Hyjnore, prej mesit të myslimanëve dolën besimtare të shkolluara, të arsimuara e të njohura në të katër anët e botës.
Prandaj, para se të nxjerrin fjalët nga konteksti i emisionit ky mysafir ishte dr. Shefqet Krasniqi, hoxha i cili i njeh dhe jeton me dispozitat e cekura më lartë, duhet ta pyesim atë dhe veten, se për sa vajza është bërë shkaktar ai dhe puna e tij të shkollohen në Kosovë?
Duhet pyetur se për sa vajza të përjashtuara nga familja për shkak të mbulesës që e kanë vu është bërë strehë familja e tij?
Duhet pyetur se sa vajza fal thirrjes së tij, është larguar nga droga, dhuna e rrugëve e keqpërdorimi që ja kanë shkaktuar të tjerët?
Duhet pyetur se sa shumë ka bërë thirrje kundër çdo ngacmimi amoral ndaj femrave, ku statistikat flasin se në Kosovë, ngacmohen më se 65% e grave qoftë vetëm një herë, prej tyre mbi 7% në administratë shtetërore e mbi 3% nëpër shkolla?
Duhet bërë matje se sa martesa i ka shpëtuar, ku fal thirrjes së tij, janë larguar nga rrugët e amoralitetit qoftë burri apo gruaja?! E vetëm pasi që ta shohim në detaje atëherë mund ta vlerësojmë. E atëherë shumë kush do të turpërohet.
Krahas kësaj askush nuk e vlerësoi thirrjen e tij për shkollimin e vajzave, e as për shenjtërinë që i dha kombit, e as për paqen që kultivojë midis feve qiellore në Kosovë, Islamit dhe krishterimit. Madje, u përpoqën ta minimizojnë intervistën e plotë dhe thirrjen e tij për largim nga trajtimi jo dinjitoz që Kanuni dhe tradita jonë i ka bërë gruas shqiptare si dhe e injoruan plotësisht përpjekjen e tij në luftën çlirimtare.
Fjala e çdo kujt mund të nxirret nga konteksti e të keqinterpretohet por puna është ajo e cila e dëshmon peshën dhe vlerën reale të njeriut.