Që nga shpallja e mobilizimit të pjesshëm në Rusi, mijëra qytetarë të këtij vendi kanë marrë udhë drejt pikave kufitare.
Megjithëse nuk kanë munguar fluturime të shpeshta nga Moska drejt Evropës, kryesisht drejt Serbisë, të cilën ata e konsiderojnë “vëllazërore”, rusët që duan të ikin nga lufta po udhëtojnë edhe drejt lindjes, kështu që pothuajse 100,000 prej tyre kanë udhëtuar për në Kazakistanin fqinj në ditët e fundit.
Sipas informacioneve të fundit, rreth 98,000 njerëz kanë ikur në këtë vend që nga urdhri shqetësues i Putinit javën e kaluar.
Kazakistani, i cili ishte vend anëtar i ish-Bashkimit Sovjetik, duket se është bërë destinacioni më popullor për ata që kalojnë kufirin rus me makinë, biçikletë ose në këmbë.
Po ashtu, presidenti i këtij vendi, Kasim-Jomart Tokaev, siguroi se vendi i tij do t’i mbrojë rusët që po ikin.
Presidenti kazak dënoi përsëri konfliktin në Ukrainë dhe bëri thirrje për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës.