UP nuk heq dorë nga prona ku gjindet kisha, paralajmëron padi të re

UP nuk heq dorë nga prona ku gjindet kisha, paralajmëron padi të re

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka përgatitur padi të re për të kthyer pronën prej 4 hektarë e 27 ari, ku është ndërtuar Kisha Ortodokse brenda kampusit universitar. Kjo padi vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata e Apelit vendosi që ta lë të plotfuqishëm vendimin e Gjykatës Themelore, kur kishte konsideruar se UP-ja ka hequr dorë nga padia, meqë nuk kishte marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Marjan Dema tha se më 26 nëntor 2015 kur menaxhment aktual nuk ka qenë në krye të UP-së. Ai shtoi se Gjykata Themelore ka marrë vendim për hedhjen poshtë të kërkesës së UP-së për kthimin e pronës ku gjendet kisha.

Sipas tij, UP-ja menjëherë ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit për kundërshtimin e këtij vendimi, por kjo e fundit ka lënë në fuqi vendimin e themelores.

Por, pavarësisht këtij vendimi, rektori Dema theksoi se nuk do të heqin dorë asnjëherë nga pronat e tyre.

Dema: S’do të heqim dorë asnjëherë nga pronat tona

“Vendimi është marrë me arsyetim se përfaqësuesi ligjor nuk ka marrë pjesë dhe në atë mënyrë UP ka heq dorë nga ajo kërkesë. Tash së fundi më 27.09.2017 Apeli ka vendosur që ajo pronë i takon Kishës Ortodokse. Duhet të them se UP asnjëherë dhe me asnjë kusht nuk do të heqë dorë nga kthimi i të gjitha këtyre pronave, qofshin ato të marra në mënyrë diskriminuese nga ish sistemit të Millosheviqit, ose të uzurpuara. Pra, do t’i drejtohemi organeve sikurse kemi bërë deri tash që ato prona t’i kthehen, sepse UP ka nevojë shumë të madhe për prona”, tha Dema.

Sekretari i përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi, konfirmoi se tashmë kanë ndërmarrë të gjitha masat për ta bërë padinë e re ndaj Kishës Ortodokse për ta kthyer pronën në shfrytëzim të UP-së.

Ai tha se deri në fund të kësaj jave, eventualisht në fillim të javës së ardhshme, padia do të shkojë në Gjykatën Themelore, ndërsa ka sqaruar edhe mos pjesëmarrjen në seancën gjyqësore në të cilën Themelorja kishte konstatuar se UP-ja është tërhequr nga kjo padi.

Kelmendi: Kemi përgatitur padinë e re

Padia në asnjë moment, është sqaruar edhe në shkresa, se nuk është tërhequr dhe nuk është humbur interesimi i UP-së për ta ndjekur çështjen deri në fund. Mirëpo, për shkak të protestave që kanë qenë dhe tollovisë që ka qenë para sportelit, kur është dorëzuar nga postieri është harruar në zyrën e pranimit zarfi, i cili ka qenë i pahapur dhe me vonesë pasi ka ardhur vendimi kemi kërkuar ku ka ftesë dhe është gjetur që ftesa ka qenë në një zarf, i cili për shkak të tollovisë ka ngelur që nuk ndodh rrallë herë, por ka traste të tilla edhe për raste tjera. Ne e kemi marrë vendimin më 3 nëntor 2017 dhe menjëherë kemi filluar procedurën për inicimin e padisë së re ndaj përfaqësuesit të Kishës Ortodokse serbe “Sveti Nikolla”, tha Kelmendi.

Të paligjshme kishën ortodokse e ka quajtur edhe kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Ismet Salihu, i cili tha se edhe në vitin 1992 ish-rektori Ejup Statovci kishte paditur Komunën e Prishtinës për ndërtimin e Kishës Ortodokse.

Salihu: Ngrehina e kishës është e paligjshme

“Lidhur me ngrehinën e kësaj kishe dhe e cila pretendon që t’i merr 4 hektarë të sipërfaqes  së Prishtinës, iu kujtoj se kam punuar shumë kohë me ish-rektorin Ejup Statovci dhe me 30 dhjetor 1992 rektori i atëhershëm ka paditur komunën për këtë Kishë Ortodokse që është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Dhe prej asaj kohe, kjo ndërtesë kurrë nuk ka marrë pranim legal, prandaj këtë aspekt ta trajtoni këtë. Dhe lidhur me këtë t’iu them jo vetëm te ne, por të gjitha shtetet, kombet, siç janë Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, oborri i UP-së, rektorati ku është i vendosur, fakultet dhe sipërfaqja e tyre, toka e tyre konsiderohen të paprekshme”, u shpreh Salihu.

Por, rektori Dema ka akuzuar edhe komunën e Prishtinës, për mos marrje të vendimit për kthimin e kësaj prone, ashtu siç kishte marrë vendim në vitin 1992 për dhënien e asaj hapësire për ndërtimin e kishës politike ortodokse.

Ai theksoi se edhe një reklamë e vendosur pranë Bibliotekës Kombëtare nga Komuna e Prishtinës, është bërë pa i pyetur fare./KP/

You may also like

Vendim i befasueshëm i PDK-së vetëm pak orë pas rezultatit të balotazhit

Përmes një deklarate lëshuar për medie Partia Demokratike