Kuvendi nuk ka kaluar projektligjin për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, shkruan KosovaPost.
Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenoi.
Nderkaq, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, gjatë gjithë seancës i ka thënë opozitës se është duke e përdorur diskursin e ekstremistes së djathtës franceze, Marie Le Pen.
Kurti politikanen opozitare franceze e ka përmendur teksa ka kundërshtuar Tërheqjen e Trustit Pensional.