Një shtetas shqiptar, përderisa po kalonte kufirin nga Shqipëria në Kosovë, në dokumentet që ia dha zyrtarit policor kishte bashkangjitur 30 euro.
I pyetur nga zyrtari policor se pse i ka futur paratë, personi me inicialet A.B ka treguar se nuk e ka dëshminë për vaksinim dhe as testin anti-COVID, të cilat kërkohen, prandaj me qëllim për të kaluar kufirin i ka dhënë këto para.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të inervistohet dhe të dërgohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore”.