Dita e sotme ka nisur me një përplasje në pikën kufitare të kalimit në Hanin e Hotit. Shkak për konfliktin janë bërë masat kufizuese që Mali i Zi ka vendosur në pikat kufitare.
Raportohet se janë krijuar e tensione mes qytetarëve dhe policisë malazeze për arsye se nuk njihen testet.
Qytetarët kanë kryer privatisht testet PCR dhe antigjen para se të niseshin, por policia nuk i njeh këto teste. Sakaq nga raportimet e qytetarëve thuhet se një shqiptar është dhunuar nga policia malazeze.
Para pak ditësh Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se nga data 14 shtator Mali i Zi do të ritkhejë masat kufizuese dhe nëse qytetarët nuk plotësojnë kriteret e udhëtimit duhet të karantinohen.lapsi.al