Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i është përgjigjur deklaratës së ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, se informacione që “presidenti serb dhe Vulin janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës, ndërsa ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për rusët, transmeton Kosova Post.
“As presidenti Vuçiq dhe as unë nuk jemi duke përgatitur apo kërkuar vullnetarë rusë. Nëse Serbia dëshiron të kthehet me forcë në veri dhe jug të Kosovës, nuk do t’i duhen rusët apo të huajt, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë”,”, ka thënë Vulin, shkruan tv.pink.
Për më tepër Vulin, theksoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i vetmi lider që kujdeset më shumë për paqen sesa për të ardhmen e tij politike.sh.o./Kosova Post/