Nuk përfilli urdhrat e policit, arrestohet serbi

Nuk përfilli urdhrat e policit, arrestohet serbi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të komunitetit serb pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte refuzuar që t’ia prezantojë dokumentet e veturës të cilën ishte duke e drejtuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë”, në  Gjilan ku me urdhër të të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.