Një persona ka hapur zjarr në një qendër shërbimi për qytetarët në juglindje të kryeqytetit rus, Moskë. Për pasojë kanë mbetur të vrarë dy qytetarë dhe janë plagosur katër të tjerë, përfshirë një fëmijë. Autori u arrestua nga policia, raportoi TASS, duke cituar burime policore.
“Sipas informacioneve të para, pas një mosmarrëveshjeje që lindi kur roja i kërkoi burrit që hyri në qendër të vendoste maskën, ai nxori një armë dhe filloi të qëllonte”, tha një burim në agjenci.
#BREAKING
Shooting in #Moscow leaves 2 dead and 3 injured, including a child#brSputniknews #BreakingNews #Russia https://t.co/trz3TXnrkI pic.twitter.com/LpB4WI0Rn2— 🌎 Sarwar 🌐 (@ferozwala) December 7, 2021