Pas më shumë se pesë muajve, sot ka filluar paraqitja e provimit praktik për marrjen e patentë shoferit, ndërsa qindra qytetarë duke pritur për të paraqitur provimin praktik, raporton Kosova Post.
Tollovia e krijuar për paraqitjen e provimit praktik, testimi në vozitje është krijuar pasi që muaj të tërë nuk janë organizuar provimet praktike, me arsyetimin fillimisht për shkak të pandemisë e pastaj edhe për mungesë të ekzaminerëve të licencuar.
Pra shtyrja e afateve për provimin praktik të vozitjes për marrjen e patentë shoferit të kategorisë B, jo vetëm që ka lënë qytetarët në pritje me muaj, por disa prej tyre po i detyron t’i ri-nënshtrohen provimit me shkrim, të cilin e kanë kaluar më herët me sukses.
Mos mbajtja e provimit praktik për shofer fillimisht ishte arsyetuar nga Ministria e Infrastrukturës për shkak të pandemisë, pastaj doli të jetë edhe mungesa e ekzaminerëve, meqë atyre iu ka skaduar afati i licencës.
Tollovia e krijuar para Njësisë për patentë shofer, ka bërë që të mos respektohen masat anticovid, derisa nga fotot e dërguara nga lexuesi i Kosova Post shihet se distanca nuk respektohet nga qytetarët./Kosova Post.