Malisheva së bashku me Albion Rrahmanin shkroi historinë, duke arritur të inkuadrohej në Superligën e Kosovës për herë të parë, shkruan Insporti.
Megjithatë, talenti Rrahamani, i njohur ndryshe si Lewandowski i Malishevës, “braktisi” klubin duke kaluar tek skuadra e Ballkanit, dhe pas paraqitjeve të mira me klubin paraprak, sigurisht se e kishte pritur një ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës U21, Michael Nees.
Në një prononcim të shkurt për Insportin, Rrahmani tha se kishte pritur ftesën por nuk e ka kontaktuar askush.
Grumbullimi i lojtarëve U21 do të bëhet me 30 gusht, për t’i filluar kështu përgatitjet për ndeshjen me Anglinë.
Kujtojmë se, Albion Rrahmani, Donart Vitija dhe portieri Flamur Gashi në muajin maj u ftuan nga Përfaqësuesja e Kosovës për grup moshat U-21.
/Insporti.com