Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari duke vozitur me motor, e ka goditur një polic, i cili e kishte urdhëruar të ndalej në një pikë kontrolli, shkruan Kosova Post.
Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ky është raporti i plotë i policisë:
“Rr. Lufta e Gjilanit 44, Gjilan 18.06.2021,23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke lëvizur me mortor nuk është ndaluar në pikë kontrolli të policisë, por duke ik ka godit zyrtarin policor i cili ka pësuar lëndime të lehta. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti i shkon në procedurë të rregullt.”/KosovaPost/