Numër i madh i aksidenteve është raportuar në 24 orëshin e fundit.Një prej këtyre aksidenteve ishte me fatalitet dhe ndodhi në Mitrovicë.
“Ka ndodhur një (vet)aksident në të cilin ka qenë përfshirë një traktor. Drejtuesi mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Poashtu u theksua se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet.
Përpos kësaj 24 aksidente trafiku ishin me të lënduar, ndërsa 27 të tjerë me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 848 tiketa për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.