Numër rekord i fluturimeve në Evropë; mbi një miliard njerëz kanë fluturuar me aeroplanë!

Numër rekord i fluturimeve në Evropë; mbi një miliard njerëz kanë fluturuar me aeroplanë!

Sipas të dhënave të institucionit statistikor Eurostat, vetëm në vitin 2017, në shtetet e BE-së kanë udhëtuar me aeroplanë 1.017 miliardë pasagjerë. Numri më i madh i udhëtimeve është regjistruar nga Mbretërisë së Bashkuar, saktësisht nga Aeroporti i Londrës Heathrow,, shkruan AA,  raporton Al-Jezeera Balkans, transmeton Kosova Post.

Sipas Eurostat, është konstatuar se në vitin 2017 në Mbretërinë e Bashkuar ka udhëtuar 265 milionë pasagjerë.

Pas Mbretërisë së Bashkuar pason Gjermania me 212 milionë pasagjerë, Spanja me 210 milionë, Franca me 154 milionë dhe Italia me 144 milionë pasagjerë.

Aeroporti më i ngarkuar me pasagjerë në BE ishte ai Londër/Heathrow, me plotë 78 milionë pasagjerë.

Aeroportet e tjerë të gjallëruar me pasagjerë në vitin 2017 ishin Paris/Charles de Gaulle me 69 milionë pasagjerë, Amsterdam/Schiphol me 68 milionë pasagjerë, Frankfurt/Main me 64 milionë pasagjerë dhe Madrid/Barajas me 52 milionë pasagjerë.

Të ju rikujtojmë se sipas Ministrisë turke të Transportit numri i pasagjerëve që kaluan nëpër aeroportet turke në vitin 2017 ishte në 193 milionë. Që i bie se Turqia zë vendin e katërt në Evropë me udhëtime me aeroplanë.

Turqia po pretendon që me hapjen e aeroportit të tretë të Stambollit, numri i udhëtarëve vetëm nga aty do të jetë mbi 280 milion, e nëse realizohet kjo, atëherë Aeroporti i Stambollit do të jetë më i madhi në botë dhe i pakonkurencë, shkruan Kosova Post.