Sot ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta për Komunën e Prishtinës.
Sipas rezultateve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka marrë 843 vota, ndërsa Përparim Rama i LDK-së ka marrë 483 vota.
Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili ka marrë 445 vota, ndërsa ai i AAK-së, Daut Haradinaj, 160 vota.
Ndryshe, Komuna e Prishtinë ka shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’i ka fituar votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.
Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.l.n.