Qytetarët e Komunës së Prizrenit do t’u drejtohen sërish kutive të votimit më 14 nëntor të këtij viti.
Kjo për shkak se asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur që të sigurojë mbi 50% të votave nga qytetarët e tyre.
Komisioni Qendror Zgjedhor veçse ka përfunduar numërimin e votave për Komunën e Prizrenit, ku del se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka grumbulluar 40.43% të votave.
Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj mblodhi gjithsej 31.10% të votave.
Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti një përqindje prej 14.98%.