Numërohen votat në Vushtrri, Tahiri i LDK-së i uron fitoren kandidatit të PDK-së

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka pranuar humbjen në balotazh përballë kandidatit të PDK-së, transmeton KosovaPost.

“Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi”, ka njoftuar Tahiri në Facebook.

“Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri”.

Kandidati i LDK-së ka falënderuar votuesit e tij.

“E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike”, ka njoftuar Tahiri.

Sipas të dhënave të KQZ-së Ferid Idrizi i PDK-së ka marrë 53 të votave derisa Xhafer Tahiri i LDK-së rreth 47%.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika