Numri i rasteve të përditshme të koronavirusit në Indi arriti në 72 mijë 330, duke arritur nivelin më të lartë në 6 muajt e fundit, transmeton Kosova Post.
Sipas lajmeve të Televizionit të New Delhi (NDTV), numri ditor i rasteve në Indi ka arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i tetorit 2020 .
Ndërsa 72 mijë e 330 raste të reja Kovid-19 u panë në vend në 24 orët e fundit, kurse 459 njerëz vdiqën për shkak të epidemisë.
Numri i atyre që u shëruan dhe u rikuperuan në epidemi ishte 40 mijë e 382. Numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 12 milion e 221 mijë e 665.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi se numri i njerëzve që morën vaksinën Kovid-19 u rrit në 65 milion e 117 mijë e 896./KosovaPost/.