Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), numri i pacientëve të cilët janë duke u trajtuar për COVID-19, ka filluar të rritet, shkruan Kosova Post.
Këto janë të dhënat më të reja sipas ShSKUK-së:
2 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
106 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
52 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
63 me oksigjeno-terapi
3 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 29 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 34 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë
Në spitalet e përgjithshme, 31 pacientë, 23 prej tyre Covid-19 pozitivë, 10 me oksigjeno-terapi
– Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
– Spitali i Pejës, 8 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 1 pacient