Kandidati për kryetar të Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Nura sot ka prezantuar familjen e tij e cila përbehet nga bashkshortja e tij dhe dy fëmijet.
Ai ka falenderuar bashkshorten e tij për mbeshtetje për të ardhur aty ku është sot, shkruan Kosova Post.
Postimi i plotë:
Me këto fotografi, për të prezantuar familjen time, për pjesën tjetër të njerëzve që nuk na njohin, ku natyrshëm e para prin Qamilja – bashkudhëtarja e jetës, zonja e shtëpisë, mikesha, gjysma ime, ajo që më bën ky që jam, pastaj Vleroni – djalë i mbarë, me dëshirën për t’i parë prindërit pa brenga, dhe vijmë tek “qershia mbi tortë” Alba, e ëmbla e shtëpisë, ajo që na bën t’i harrojmë hallet e jetës, ju uroj ditë të mbarë!
#PDKNUKTHYHET