Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi festën e Kurban Bajramit e ka uruar pak më ndryshe.
Ai këtë urim e ka bërë për të gjthë, përveç për ata që sipas tij po duan të i vjedhin nga 5 euro për tiketa ngjitëse e veturave.
“Përhajr Bajrami krejtve, përvec atyre që po dojnë me na i vjedhë ka 5€ per tiketa ngjitëse të veturave. Gjithë të mirat”, ka shkruar Nushi në Facebook.
Ndryshe, ditë më parë Partia Social Demokrate organizoi një protestë për tenderin me tiketa ngjitëse.