Nxënësi i klasës së 12-të, nga shkolla International Maarif Schools Of Kosova, Dega në Prishtinë, Nadir Ymeri, ka krijuar një web faqe në të cilën paraqitet simulimi i modelit të sistemit diellor, përcjell Kosova Post.
Për krijimin e kësaj web faqeje, nxënsi i International Maarif Schools Of Kosova ka përdorur gjuhën programuese Javascript.
https://nadirsolarsystem.netlify.app/
Kjo web faqe na krijon mundësi që të ndryshojmë masën e planeteve, të përshpejtojmë ose të ngadalësojmë kohën dhe të nxjerrim në pah lëvizjen e planeteve në hapësirë. Më poshtë mund të gjeni linkun për t’u kyçur në këtë web faqe. https://nadirsolarsystem.netlify.app


























