Nxënësit e shkollës “Maarif School of Kosova” po vazhdojnë të tregojnë suksese në sfera të ndryshme, njëri prej tyre është edhe garuesi i klubit të notit “O2 Prizreni”, Atik Mustafa i cili në garën e fundit pati një paraqitje fenomenale ku ka arritur që në grup-moshën e vet në kategori të ndryshme të fitojë 5 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë, transmeton Kosova Post.
Antik Mustafa me këtë sport merret qysh nga fëmijëria dhe suksesin po e dëshmon me arritjet e tij në gara të ndryshme.
Ëndrra e 14 vjeçarit është se një ditë të përfaqësojë Kosovën në olimpiada dhe të jetë një sportist i dalluar në botë.
Atiku, tregon për angazhimet e tij dhe të arriturat e tij në garat e notit, ndërsa kujton se ka fituar shtatë medalje në garë individuale, kurse dy medalje të tjera janë fituar në garë grupore.
“Kam fituar shtatë medalje në garë individuale, dhe dy medalje të tjera në garë grupore, kategoria ‘shtafetë’ ku bëjnë pjesë katër persona. Jam anëtar në Klubin ‘O2 Prizreni’. Në këtë kohë ne bëjmë stërvitjje dy javë, ndërsa gjatë sezonës së verës, bëjmë stërvitje në klub katër herë në javë prej muajit qershor deri në gusht”, tregon Mustafa.
Sipas tij, noti është një nga sportet më të mira që duhet me u marrë, mbase secili individ, shkruan gazeta e re. “Noti sipas meje është një ndër sportet më të mira që mundemi me u marrë. Mendoj kështu, sepse po të merresh me not, do të përfitosh shumë. Do të kesh benifite të mira për shëndet , por edhe noti është aktivitet i mirë në përgjithësi”, vlerëson Mustafa.
Notari i medaljeve të shumta, ëndërron që një ditë jo shumë larg ta përfaqësoj Kosovën në gara olimpike.
“Ëndrra e ime është që një ditë ta përfaqësoj Kosovën në gara olimpike dhe të jem i dalluar, jo vetëm në shtetin tim në not, por të jem i dalluar edhe në arenën botërore”, shprehet Mustafa./Kosova Post/