Lideri i misionit të OBSH-së në Kinë, që hetoi origjinën e koronavirusit, tha ekskluzivisht për CNN, se virusi është përhapur në Kinë, shumë më herët sesa dhjetori i vitit 2019, kur u raportua për herë të parë.
Peter Ben Embarek zbuloi se në fillim të dhjetorit në Wuhan u raportuan 174 raste pozitive sipas provave, virusi ka qarkulluar përqark qytetit, në shifra shumë më të larta, nga sa u deklarua në atë kohë, ndoshta qindra raste më shumë.
“Virusi ka qarkulluar në Wuhan që në dhjetor të 2019, që mendoj se ky është zbulim. 100 rastet janë konfirmuar në laborator dhe 74 janë klinikisht të konfirmuar”
Ekipi po ashtu zbuloi se dhjetorin e 2019, kanë qarkulluar 13 variante të lehta të virusit, kryesisht në Wuhan, atje ku besohet se tregu i gjësë së gjallë ka ndikuar në përhapjen masive.
Këto variante të hershme të koronavirusit tregojnë se virusi ka qarkulluar për një kohë të gjatë, thonë ekspertët e shëndetësisë për CNN, por pa dhënë një përcaktim të qartë të kohës ekzakte. Puna e tyre ka qenë intensive në Wuhan.
Tashmë ky ekip ka një tjetër mision, studimin e kampionëve të gjakut të marrë nga pacientët e parë në Wuhan, që datojnë që prej 2019-s. Kina ndërkohë kërkon transparencë të plotë për hetimin.
Ka ende shumë pikëpyetje, por fillimisht ekipi do duhet të rikthehet në Kinë.abcnews.al